Një studim i ri tregoi se personat me grup gjaku 0 ose rezus negativ mund të kenë më pak rrezik nga koronavirusi.
Ndër 225, 556 kanadezë të cilët u testuan për virusin, rreziku për infektim nga Covid-18 ishte 12% më i ulët dhe rreziku për simptoma të rënduara ose vdekje ishte 13% më pak në personat me grup gjaku 0 në krahasim me grupin e gjakut A,B, ose AB, thanë shkencëtarët.
Edhe personat me grup gjaku rezus negativ treguan të njëjtat rezultate.
Njerëzit në këto grupe të gjakut mund të kenë zhvilluar antitrupa që mund të njohin disa aspekte të virusit të ri, i tha Reuters bashkëautori i kërkimit Doktor Joel Ray i Spitalit St. Michael në Toronto.
“Studimi ynë i ardhshëm do të shqyrtojë në mënyrë specifike antitrupa të tillë, dhe nëse ato shpjegojnë efektin mbrojtës”, tha Ray.