Pesë muaj më parë, Rama e quajti PD-në tradhtare për marrëveshjen e detit

Pesë muaj më parë, Rama e quajti PD-në tradhtare për marrëveshjen e detit

Kryeministri Edi Rama para 5 muajsh, më 20 nëntor i quante tradhëtarë ata që nënshkruan marrëveshjen e detit me Greqinë. Gjatë replikës së ashpër me Partinë Demokratike për prishjen e banesave në Himarë, Kryeministri iu kundërpërgjigj opozitës se:

“Je njeriu qe ke firmosur dorëzimin e një cope territori të Republikës së Shqipërisë që është një nga arsyet pse ne kemi sot dialog të veshtirë më fqinjët tanë.

Je njeriu dhe je partia e provuar jo nga unë por nga Partia Socialiste, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese me një “9 me zero” se keni shkelur interesin kombëtar, keni shkelur kushtetutën e vendit dhe keni firmosur një marrëveshje që cenon integritetin kombëtar të vendit.

Jemi të angazhuar si shqiptarë të mbrojmë interesin kombëtar jo si njerëz që hyjmë në pazar.

Dhe mbi të gjitha keni në kurriz barrën e dorëzimit të një pjese të territorit të Shqipërisë me një firmë të shpallur nga Gjykata Kushtetuese fajtore”.

ERTV Live?: Sot në Kuvend, replikë me kryetarin e PD – Ju që firmosët kundër interesit kombëtar Marrëveshjen e Detit dhe u shpallët të fajshëm me vendim unanim të Gjykatës Kushtetuese, pse u shfaqët dje në Himarë?

Posted by Edi Rama on Thursday, November 2, 2017

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>