282 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2 192 personave të testuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se pesë pacientë me Covid kanë humbur jetën.
Po ashtu, 184 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 52 621.
Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 60 500 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1 503 kanë humbur jetën, ndërsa 6 376 janë ende të infektuar.