
Ministria e Shëndetësisë shtyu sot mësimin në çerdhe, kopshte dhe shkolla deri më 3 prill.
Përmes një njoftimi për mediat, Ministria u shpreh se ky vendim ishte marrë pas rekomandimit prej ekspertëve të shëndetësisë.
Mësimi ishte pezulluar prej datës 9 mars, kur u diagnostikua personi i parë me koronavirus në Shqipëri, ndërsa sot janë 64 persona të infektuar.
Fillimisht vendimi ishte deri për më 23 mars. Për t’iu ardhur në ndihmë nxënësve Ministria e Arsimit ka mbështetur zhvillimin e klasave online, ndërsa televizioni publik ka nisur transmetimin e emisioneve me leksione mësimore.