Pezullohen nga puna policët, lejuan të arrestuarin të komunikojë me gazetarët

Nga Exit News
Pezullohen nga puna policët, lejuan të arrestuarin të komunikojë me gazetarët

Tre policë të komisariatit të Lushnjës u pezulluan nga puna të martën, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Policët lejuan 36 vjeçarin S.M, që ka abuzuar me gjyshen e tij, të komunikojë me gazetarët pas përfundimit të gjyqit.

Dy policët kanë lejuar gazetarët të afrohen tek makina e policisë, si dhe të dënuarin të japë përgjigje. Ata nuk kanë kundërshtuar në asnjë moment gazetarët që t’i afrohen shtetasit S.M. Këto veprime janë në shkelje të ligjit, komunikoi policia.

36 vjeçari ishte të martën në Gjykatë ku u njoh me masën e sigurisë për veprat e kryera dhe u dënua me burg.

Ngjarja për të cilën u dënua S.M ka ndodhur  mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Grabian.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>