Pezullohet me 2 javë gara për BKH-në, kandidatët të infektuar me Covid-19

Nga Exit News
Pezullohet me 2 javë gara për BKH-në, kandidatët të infektuar me Covid-19

Gara për Byronë Kombëtare të Hetimit është pezulluar për dy javë pasi disa nga kandidatët janë infektuar me Covid-19.

Sipas Shqiptarja.com, 39 kandidatët e kualifikuar duhet t’i nënshtroheshin testit të poligrafit por për shkak të infektimit të disa prej tyre, testi do të zhvillohet mbas 2 javësh.

Gara për BKH ka nisur prej disa javësh ku deri tani janë kualifikuar 39. Kandidatët e skualifikuar kanë paditur BKH-në dhe drejtuesen e saj, Aida Hajnaj për mungesë të tranparencës.

Shumë prej tyre pretendojnë se në fazën e dytë, atë të testit fizik, nuk pati transparencë dhe kritere të përcaktuara për pragun e pikëve në secilin prej disiplinave.

Po ashtu, ata shkruajtën se mes 103 kandidatëve të kualifikuar për në fazën tjetër, shumica kishin marrë shumë pak pikë në testin logjik. Ndërsa në mesin e 300 të skualifikuarve ishin ata që kishin marrë pikët maksimale në testim.

Të skualifikuarit, përmes komenteve, i kanë kërkuar drejtueses së BKH-së Aida Hajnas, që të dalë publikisht dhe të sqarojë situatën e krijuar në testime

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>