
Kompanitë e vaksinave Pfizer dhe Moderna renditen ndër 10 kompanitë më të besueshme nga konsumatorët në SHBA. Sipas një sondazhi të kryer nga media amerikane Axios.com.
Moderna është kompania e tretë e preferuar e amerikanëve këtë vit dhe Pfizer doli në vendin e shtatë – nga numri 61 një vit më parë.
Ndërsa, kompania Johnson & Johnson nuk ka të njëjtën besueshmëri e pëlqyeshmëri. Kompania renditet në vend të 72 në listën e këtij viti.
Një vit më parë, kompanitë më të preferuara ishte ajo e prodhimit të dezinfektantëve, Clorox.