Pfizer dhe Moderna rezultojnë shumë efikase tek të moshuarit 

Nga Exit News
Pfizer dhe Moderna rezultojnë shumë efikase tek të moshuarit 

Një studim i ri tregoi se vaksinat e Pfizer dhe Moderna reduktojnë riskun e shtrimit në spital me 94% tek personat 65-vjeç e sipër që kanë marrë dy doza.

Kjo ndikon në pakësimin e vdekjeve dhe problemeve pas infektimit me koronavirus.

“Po shohim që në grupin e të moshuarve, numri i shtrimeve në spitale dhe vdekjeve po zbret shumë poshtë. E gjitha si rezultat i vaksinimit.”, u shpreh Fauci të enjten.

Doktor Fauci deklaroi se ka ende një shifër të konsiderueshme të infeksionit në SHBA, por theksoi se rastet janë në ulje. 

“Nëse shifrat zbresin edhe më shumë, gjë të cilën besoj se do e arrijmë teksa vaksinojmë më shumë njerëz, atëherë shumë shpejt do të shohim lehtësim të kufizimeve”, deklaroi ai.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>