Pfizer do të dërgojë vaksinën kundër Covid-19, të prodhuar në SHBA, në Meksikë.
Kjo është hera e parë që Pfizer dërgon vaksina jashtë nga objektet e SHBA, pas një kufizimi që pati në kohën kur Trump ishte president, tha një burim për Retuers.
SHBA ka qen në presion javët e fundit për të shpërndarë vaksina në vendet që kanë nevojë.
Shumë vende ku virusi është ende “i shfrenuar” po përpiqen të marrin furnizime me vaksina për të ndihmuar në zbutjen e pandemisë.
Pfizer ka dërguar më shumë se 10 milion doza në Meksikë deri më tani, duke u bërë furnizuesi i saj më i madh i vaksinave COVID-19.
Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech kanë furnizuar vendet e tjera me doza nga fabrika e saj kryesore e prodhimit Evropian në Belgjikë.
Ministria e shëndetësisë e Meksikës tha se po merr 2 milion doza nga Pfizer këtë javë. Ajo ka marrë më shumë se një milion doza nga Belgjika që nga e Mërkura dhe pret rreth një milion tjetër këtë javë. Reuters nuk mund të konfirmonte nëse të gjitha dozat e mbetura të Pfizer do të vinin nga Michigan.