Kompania Pfizer po has vështirësi për miratimin emergjent të vaksinën anti-Covid në Brazil.
Ministri Brazilian i Shëndetësisë Eduardo Pazuello tha të enjten se procesi po vonon për shkak të detajeve dhe specifikave që kërkojnë institucionet rregullatore braziliane.
Pazuello tha se Pfizer, në kërkesën zyrtare, kishte paraqitur një sërë kërkesash në mënyrë që të mbyllte sa më parë marrëveshjen për të furnizuar vaksinën në Brazil, duke përfshirë dhe heqjen dorë nga përgjegjësia në rast të ndonjë situate të komplikuar në Brazil.
“Ne jemi duke menduar nëse duhet të pranojmë apo,” u tha ministri Pazuello senatorëve, në një takim për të diskutuar mbi vaksinat.
Ndërkohë kompania Pfizer ka thënë se është në bisedime me Ministrinë e Shëndetësisë por nuk komentoi mbi procesin e negociatave me rregullatorin Brazilian të shëndetit, Anvisa.
Brazili pret të marrë rreth 24 milion vaksina COVID-19 deri në janar, tha Pazuello.
Në total në Brazil ka pasur mbi 7 milion të infektuar dhe mbi 184 mijë viktima nga Covid-19.