Pfizer: Mund të duhet dozë e tretë 1 vit pas vaksinimit

Nga Exit News
Pfizer: Mund të duhet dozë e tretë 1 vit pas vaksinimit

Drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla tha se njerëzit “me gjasë” do të kenë nevojë për një dozë përforcuese antiCovid-19 1 vit pas vaksinimit të plotë, raporton Reuters. e

Bourla tha të enjten  se ka mundësi që njerëzit do të duhet të vaksinohen çdo vit kundër koronavirusit.

“Një skenar i mundshëm është që ka të ngjarë të ketë një nevojë për një dozë të tretë, diku midis gjashtë dhe 12 muaj dhe pastaj prej andej, do të ketë një rivaksinim vjetor, por e gjithë kjo duhet të konfirmohet,” tha ai gjatë një interviste për CNBC.

Por Bourla shtoi se gjithçka varet edhe nga variantet e reja të virusit.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të vaksinohen njerëzit që mund të jenë më të ndjeshëm ndaj virusit,” u shpreh ai.

Hipoteza se njerëzit mund të kenë nevojë të vaksinohen kundër Covid-19 çdo vit, si për gripet sezonale, ka kohë që qarkullon.

Sidoqoftë, studiuesit shprehen se ende duhen më shumë të dhëna për të përcaktuar nëse mbrojtja zgjat edhe pas gjashtë muajsh.

Pfizer zbuloi më herët se vaksina e saj antiCovid ishte më shumë se 91% efektive në mbrojtjen kundër koronavirusit dhe më shumë se 95% efektive kundër rasteve të rënda të sëmundjes, deri në gjashtë muaj pas dozës së dytë.

Vaksina e Moderna-s, e cila përdor teknologji të ngjashme me atë të Pfizer, gjithashtu tregoi efektshmëri për gjashtë muaj.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>