Pfizer nis testimin e ilaçit parandalues të Covid-19

Nga Exit News
Pfizer nis testimin e ilaçit parandalues të Covid-19

Pfizer njoftoi të hënën nisjen e një studim për prodhimin e një ilaçi antiviral për parandalimin e infeksionit COVID-19 kur ekspozohesh ndaj virusit.

Kompania do të testojë ilaçin në 2,660 pjesëmarrës të rritur të shëndetshëm të moshës 18 vjeç e lart që jetojnë në të njëjtën familje me një individ të konfirmuar me infeksionin e COVID-19.

Ilaçi u prodhua me qëllim bllokimin e aktivitetit të një enzime kryesore të nevojshme për shumimin e koronavirusit, do të administrohet së bashku me një dozë të ulët të ritonavirit, një ilaç i vjetër i përdorur gjerësisht në trajtimet e kombinuara për infeksionin HIV.

Pfizer gjithashtu ka filluar një studim tjetër të ilaçit në pacientët e rritur, simptomatikë dhe jo të shtruar në spital.

Gjithashtu edhe kompanitë Merck dhe Ridgeback Biotherapeutics kohët e fundit po testojnë ilaçin molnupiravir për parandalimin e infeksionit COVID-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>