Në vijim të masave të marra mbi përballimin e pandemisë COVID-19, qeveria greke ka marr vendim që pika e kalimit kufitar Kapshticë, do të vijojë të jetë e mbyllur deri më 22 mars.
Njoftimin e bëri drejtoria vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë të hënën, 8 mars, që ishte edhe afati fillestar për heqjen e kufizimeve të lëvizjes në këtë pikë.
Dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, nga ora 06:00 deri në orën 22:00.
Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.
Ndërsa pika kufitare e Kakavijës vazhdon të jetë e hapur për kalimin e të gjithë atyre shtetasve që plotësojnë kushtet e vëna nga Greqia.
Të gjithë ata që udhëtojnë drejtë Greqisë duhet të kenë me vete test PCR që tregon se personi nuk është i infektuar.