Pikat e takimit të ministrit të Jashtëm gjerman me presidenten e Kosovës

Nga Exit News
Pikat e takimit të ministrit të Jashtëm gjerman me presidenten e Kosovës

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas takoi të enjten në Prishtinë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sikurse edhe ishte paralajmëruar, objekti i debatit ishte dialogu për normalizimin e marrëdhenieve Kosovë-Serbi.

Osmani i përcolli ministrit gjerman qasjen e qeverisë Kurti, mbi pikat ku do të mbështetet ky dialog.

Ajo tha se aktualisht prioriteti i institucioneve të Kosovës ngelet menaxhimi i pandemisë dhe pasojave të saj.

Përsa i përket dialogut, Osmani tha se ai nuk do të rifillojë, por të ketë një rishqyrtim të gjithë procesit.

Republika jonë ka ofruar dorën e bashkëpunimit në raport me Serbinë, edhe pse per fat të keq Serbia akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë dhe akoma nuk ka drejtesi për mijera e mijëra viktima të Kosovës,” u shpreh ajo.

Osmani deklaroi se presin që negociatat me Serbinë të përfundojnë në njohje të ndërsjelltë.

Ministri i Jashtëm gjerman bëri me dije se Bashkimi Evropian e ka gati paketën e mbështetjes prej 12 miliarde € për vendet e Ballkanit Perendimor.

Maas tha se Gjermania e ka mbështetur dialogun mes dy vendeve pa kushte dhe se do t’ia përcjellë kërkesat e palës kosovare përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në dialog, Mirosllav Lajcak.

Përsa i përket njohjes, ai konfirmoi se “do të jetë një nga elementët e zgjidhjes”, por ai shtoi se do të duhen kompromise.

Ndryshimi i kujfijëve

Maas u tregua i prerë në lidhje me debatet e fundit për ndryshimin e kufijëve në Ballkan, duke përsëritur qëndrimin e mbajtur më parë nga ministri gjerman për Evropën, Roth.

Më lejoni të nënvizoj qartë që idetë të cilat janë shprehur kohëve të fundit që çështjet komplekse sociale dhe politike mund të zgjidhen me vizatim të vijave në harta, ne i konsiderojme jo vetem jo realiste, por edhe tejet të rrezikshme”, u shpreh Maas.

Osmani ndau të njëjtin mendim me ministrin gjerman.

Republika e Kosovës në asnjë mënyrë nuk do të pranojë që të hyjë në aventura të rrezikshme që kanë të bëjnë qoftë me ndryshim kufijsh, logjikë kjo që i takon shekullit të kaluar”, deklaroi ajo.

Liberalizimi i Vizave

Osmani kërkoi mbështetjen e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pasi kriteret tashmë janë përmbushur sipas saj.

Maas u pajtua me Osmanin dhe siguroi se Gjermania do të punojë për realizimin sa më të shpejt të liberalizimit.

Eshtë çështje edhe e BE-së që të përmbushë premtimin që ka dhënë dhe ne gjatë presidencës sonë në BE e kemi vendosur këtë çështje në krye të agjendës,” tha Maas.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>