Prespektiva evropiane, mbështetja për luftën ndaj Covid-19, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimti të qënieve njerëzore emigracioni, korrupsionit dhe forcimin e institucioneve, liria e shtypit ishin çështjet kryesore të diskutuara në Samitin e Zagrebit, BE-Ballkan Perëndimor, i cili u mbajt sot.
Pas përfundimti të samitit, BE publikoi një deklaratën e përbashkët me 20 qendrime dhe opinone. Qendrimet kryesore janë:
1. Duhet tu jepet vëmendjen e veçantë parandalimit dhe luftimit të terrorizmit dhe ekstremizmit, përfshirë financimin, radikalizimin dhe kthimin e luftëtarëve të huaj terrorist
2. BE dhe Ballkani Perëndimor janë të vetëdijshëm se rezultatet në lufëtn kundër korrupsionit dh ekrimit të organizuar janë thelbësore për transformimin politik dhe socio ekonomik sid he për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
3. Vendet e Ballkanit Perëndimro në bashkëpunim me BE do të vazhdojnë të marrin veprime të vendosura kundër trafikut njerëzor, kultivimit të drogës, pastrimit të parasë dhe kontrabandën e armëve.
4. Do të fuqizohet më tej bashkëpunimi për tu përballur me sfidat e emigracionit, përfshirë luftimin e kalimit të paligjshëm të emigrantëve përmes FRONTEX, EASO dhe Europol.
5.Udhëheqësit evropian janë të gatshëm për të forcuar dialogun politik përfshirë takime të rregullta të nivelit të lartë mes BE-së dhe Ballaknit Perëndimor.
6. BE rikonfirmon mbështetje e padyshimtë për prespektivën evropiane të vendeve për Ballkanin Perëndimor. Besueshmëria e këtij angazhimi varet në komunikimin e qartë dhe në zbatimin e reformave të nevojshme.
7. BE do të mbështesë Ballkanin Perëndimor në përpjekjet për të luftuar koronavirusin dhe ndikimin e tij në shoqëri dhe në ekonomi.
8.BE i ka dhënë 3,3 miliardë euro ndihma, granted he kredi të buta për të përballuar koronavirusin.
9. BE ka lënë të lirë tregtinë për pajisjet mbrojtëse dhe mallra të tjera bazë mjekësore, përfshi materialet për testimet.
10. Udhëheqësit e Ballkanit duhet të sigurojnë respektimin vlerat themelore, parimeve demokratike dhe shtetin e së drejtës përfshie edhe gjatë kohës kur zbatohen masat e jashtëzakonshme.
11. BE do të rrisë bashkëpunimin për të përballur dizinformimin dhe aktivitete e tjera hibride me origjinë nga aktorët të tretë shtetërore që kërkojnë të minojnë prespektivën evropiane të rajonit. Në këtë drejtim duhet bashkëpunim më I ngushtë për të ndërtuar rezistencën dhe sigurinë kibernetike.
12. BE mbështet zotimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunimin rajonal gjithëpërfshiës dhe fuqizimin e marëdhënieve të fqinjësisë së mirë, përfshirë edhe me vendet anëtare.
Përshëndet emërimin e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Beograd -Prishtinë.
13.Mbas kalimit të masave emergjente për luftën kundër Covid-19 do të fillojë një fazë e re e bashkëpunimit të ngushtë për përballjen e ndikimeve të rëndësishme soccio-ekonomike të krizës.
Komisioni Evropian duhet të hartojë një plan të plotë ekonomik dhe investimesh për rajonin për të fuqizuar ekonomitë dhe përmirësuar konkurueshmërinë e tyre, dhe përmirësuar lidhjet brenda rajonit dhe midis rajonit dhe BE-së.
14. BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të koordinojnë veprimet individuale dhe kolektive për tu përballur me sfidat e përbashkëta të sigurisë.