Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë, në një intervistë për BIRN, theksoi se:
- Reforma në drejtësi është reforma më e rëndësishme për vendin në 25 vite që nga rënia e komunizmit. Ajo është gjithashtu thelbësore për antarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
- Reforma ka mundësinë të çlirojë sistemin gjyqësor shqiptar nga gjyqtarët e korruptuar dhe prokurorët që vjedhin paratë e qytetarëve të zakonshëm dhe lejojnë figurat e krimit të organizuar, vrasësit dhe politikanët e korruptuar të blejnë drejtësinë.
- Angazhimi i Ambasadës Amerikane në reformën në drejtësi vjen si pasojë e udhëzimit direkt nga zyrtarë të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e Shtetit.
- Prioritet për Ambasadën Amerikane është mbështetja e reforma të nevojshme për pranimin e Shqipërisë në BE.
- Shqipëria ka normën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Europë, problem ky që mund të rregullohet nga reforma në drejtësi.
- Miratimi i reformës bëhet i mundur vetëm me bashkëpunimin e të gjithë anëve politike, pasi nevojiten 93 vota nga 140 deputetë.
- Pavarësisht, se reforma ka potencialin të ndëshkojë korrupsionin e zyrtarëve të lartë, shqiptarët “nuk duhet të presin një mrekulli brenda natës.”
- Përshëndeti unitetin e liderëve të PS, PD e LSI në favor të reformës.