Kapja nga policia italiane e me 1,6 ton marjuanë në një kamion, i cili kishte dalë nga Porti i Durrësit ka ngritur dyshime mbi shërbimin e skanimit në dogana.
Që prej viti 2013 të gjitha ngarkesat që hyjnë dhe dalin në territorin e vendit duhet të skanohen. Shërbimi i skanimit realizohet përmes një kontratë koncesionare nga kompania Rapiscan.
Një nga qëllimet kryesore të skanimit është ndalimi i trafikimit të drogës, armëve etj. Fakti që nga dogana e Durrësit kanë dalë 1,6 ton marjuanë pa u zbuluar, të bën të mendosh se ose skanimi nuk është bërë fare ose efektiviteti i skanimit është i ulët.
Çfarëdo qoftë arsyeja kjo kërkon hetim si nga dogana dhe nga prokuroria.