Piktorja shqiptare Suela Pulaha Brown fiton sërish çmimin e parë në Angli

Nga Exit News
Piktorja shqiptare Suela Pulaha Brown fiton sërish çmimin e parë në Angli

Piktorja Suela Pulaha Brown, e cila vitin e kaluar u vlerësua me çmim të parë dhe trofe në portret me punimin e saj në vaj “Perla’ të sopranos me famë botërore Tefta Tashko Koços, rikthehet në 2020-ën me një sukses të ri dhe të dyfishtë.

Këtë vit piktorja ka marrë pjesë në Festivalin e 72-të të Artit, që organizohet nga Muzeu dhe Galeria e Artit të qytetit Nuneaton në Angli.

Suela është shprehur se për atë është privilegj që pikturat e saj të përzgjidhen nëpërmjet një procesi të tillë, ku numri i pjesëmarrësve është shumë i lartë.

Këtë vit ajo ka fituar çmimin e parë për punimin më të spikatur abstrakt, si dhe çmimin tretë me portretin e saj në vaj, në stilin Para-Rafaelit, të titulluar ‘Anastasia, bija ime’.

Por Anastasja, e bija, është një talent në të drejtën e vet dhe të dyja përveç dashurisë për pikturën, këtë vit kanë ndarë edhe suksesin.

Vajza cila mori pjesë në eksopzitën e të rinjve të grupmoshës nën 18 vjeç dhe u vlerësua me dy çmime të para në kategori të ndryshme, si dhe u vleresua me mburojën e Ekspozitës, e cila i jepet pjesemarrësit me punimin më të mirë të së gjithë ekspozitës.

Zonja Brown u shprehet se ishte emocion i pazakontë te shihje teksa fëmija jot arrin rezultate përkrah teje.

Suela Pulaha Brown edukimin e saj në art e mori në Shqipëri, ndaj dhe dëshiron që me shembullin e saj të nxisë dhe inkurajojë brezin e ri të të rinjëve të talentuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>