
Mjeku Pëllumb Pipero dhe Shefi i Urgjencës Skender Brataj nuk këshillojnë mbylljen e vendit, as të pjesshme. Ata rekomandojnë zbatimin e masave — mbajtjen e maskave dhe higjenën personale.
“Nuk e shoh mbylljen në fundjavë si zgjidhe të problemit, as mbyllje të pjesshme nuk do rekomandoja”, tha Pipero në një intervistë për News24.
Ndërsa, Brataj tha se nëse nuk duam të izolohemi duhet të “mbajmë maskë në ambiente të mbyllura si dhe higjiena”.
Ata u shprehën kundër mbylljes në institucioneve kur në to idetifikohen punonjës me Covid-19.
“Nuk duhen mbyllur institucionet, personat e infektuar të skeduar janë edhe në polici edhe në sistem shëndetësor”, u shpreh Brataj.