5 shtetas u plagosën në Xhaminë e Rrugës Kavajës, rreth orës 14:30, nga një person me mjet prerës. Policia ka kapur autorin e ngjarjes, Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli.
Personat e plagosur janë D. K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç. Të plagosurit janë dërguar në spital. Prokuroria po heton ngjarjen.
Sipas dëshmive, autori nuk ka qënë frekunetues i kësaj Xhamie. Ai dyshohet si person me çrregullime mendore.
Imami Ahmed Kalaja e dënoi sulmin në Xhami dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.