
Një 34 vjeçar është plagosur me armë zjarri, mesnatën e së mërkurës, në qytetin e Fierit.
Rasti i tij është raportuar në polici nga mjekët, të cilët e kanë mjekuar.
Policia ende nuk ka identifikuar autorin e ngjarjes.
Prokuroria e Fierit po heton ngjarjen.