
Një person u qëllua në mëngjesin e së enjtes në afërsi të Piramidës.
Sipas BalkanWeb, personi ishte duke ecur ndërsa u qëllua me silenciator.
Viktima është Behar Seferi, 60 vjeç.
Nuk dihen arsyet e ngjarjes.
Ndërkohë personi u transportua në spital por nuk arriti të mbijetojë nga plagët e marra.