Një punëtor ndërtimi është plagosur të premten teksa punonte në ndërtimin e një pallati në Pogradec.
Sipas informacioneve të deritanishme, punëtori është rrëzuar nga skela dhe ka patur dëmtime trupore.
Policia po heton shkakun e ngjarjes.
Ky është rasti i 11 në muajt e fundit ku një punëtor ndërtimi humb jetën ose plagoset gjatë punës.
Edhe në vitin 2019, mungesa e sigurisë në punë ishte shqetësuesedhe shkaktoi të paktën 34 viktima. Industria e ndërtimit është industria ku është shënuar numri më i lartë i aksidenteve dhe i viktimave gjatë punës për vitin 2019.