
Një punëtor ndërtimi është plagosur pasi ka rënë nga skela, pasditen e së premtes.
Ai po punonte në një ndërtim në zonën e Ali Demit në Tiranë.
Punëtori është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të verifikuar respektimin e masave të sigurisë gjatë punës.
Gjatë dy viteve të fundit, ka pasur mbi 40 punëtorë të dëmtuar apo dhe që kanë humbur jetën gjatë punës.
Vetëm në vitin 2019, mungesa e sigurisë në punë ishte shqetësuesedhe shkaktoi të paktën 34 viktima.