
Policia e Peqinit ka arrestuar personin që plagosi me kallashnikov sot mbasdite punonjësin e Burgut të sigurisë së lartë të Peqinit. Idajet Paja 41-vjeçar, u plagos sot mbasdite jashtë burgut.
Sot, gjithashtu, një person u qëllua me armë zjarri pasditen e së martës në Shkodër duke mbetur i plagosur rëndë.
Sot dy të rinj plagosën një moshatar tjetër me thikë në Tiranë. Katër persona u vranë të hënën në rrethinat e Lezhës dhe Durrësit, ndërsa 2 të tjerë u vetëvranë në Elbasan dhe Përrenjas.
Të premten, 23 prill, katër ngjarje të rënda u regjistruan edhe në Korçë, Elbasan e Laç, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën.
Ngjarjet nuk kishin lidhje me njëra tjetrën, por ndodhën në një kohë kur këtë javë nisi dhe lehtësimi i masave kufizuese.