
Poeti shqiptar Arian Leka ka bashkuar forcat me 99 poetë të tjerë ndërkombëtarë për krijimin e një poezie ndërkombëtare gjatë izolimit.
E iniciuar nga shkrimtarja rumunr Ioana Morpurpo, poema me titull ‘Grimcat e Ajrit ’është një lloj poezie që njihet si renga. Kjo do të thotë që është shkruar në bashkëpunim ku secilin poet ka shtuar një rresht përpara se ta dërgojë atë poetit tjetër.
Poetë nga Serbia, Kroacia, Bullgaria, Rumania, Moldavia, Turqia, Mbretëria e Bashkiar, SHBA-të., Greqia, Singapori dhe India janë vetëm disa nga vendet pjesë e këtij projekti. Morpurgo i dërgoi email poetëve që i njihte dhe atyre të rekomanduar nga të tjerët përmes rrjetit të saj.
Një nga një, ata shtuan rreshta në poezinë në anglisht. Poetët pastaj përkthyen gjithashtu poezinë përfundimtare në gjuhën e tyre amtare. Pasi shtuan një rresht, secili bëri një video të tyre duke lexuar me zë të lartë rreshtin e tyre, nga shtëpitë gjatë izolimit.
Poema fillon me një rresht nga poeti serb Milan Dobriçiq i cili u përqëndrua tek vetmia. Kontributi i Lekës është si më poshtë:
“E thellë është vetmia me dy gota verë – një kalë i kuq dhe një kal i bardhë.
Asgjë nuk është siç duket të jetë, kur i ke të gjitha dhe s’ke askënd me të cilin mund ta ndash.
Së shpejti do të bjerë shi dhe dyert do të mbyllen – ata brenda lejohen, askush tjetër.
Dy gota verë, një kal i zi në enë – tani i kam të gjitha, por me askënd me të cilin mund ta ndaj. ”
Për të lexuar të gjithë poezinë klikoni këtu