Polakët protestojnë në Kishë kundër ndalimit të plotë të abortit

Nga Exit News
Polakët protestojnë në Kishë kundër ndalimit të plotë të abortit

Qindra njerëz protestuan gjatë meshes së të djelës në kishat polake, kundër një vendimi të gjykatës që thuajse ndalon plotësisht abortin në vend.

Kjo është hera e parë që protesta mbahet në ambjentet e një Kishë, brënda dhe jashtë saj, në shtetin me dominancë katolike.

Gjykata Kushtetuese ka nxitur protesta prej katër ditësh në Poloni, pasi vendosi se abortet për shkak të defektit në fetus janë antikushtetuese.

Kjo ishte një nga të paktat baza ligjore të lejuara për të argumentuar abortin në Poloni.

Dhjetëra njerëz ndërprenë meshën në Ponzan me thirrjet “jemi të lodhur me ju” dhe duke treguar pankarta ku shkruhej “edhe gratë katolike duan të drejtën e tyre për abort”.

Në Krakovë protestuesit varën të brendshme të zeza dhe rroba të tjera në tela të vendosur mes pemëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>