
Punonjësit e forcave të rendit që janë mbi 55 vjeç apo kanë më shumë se 30 vjet në punë do të dalin në pension paraprak me 50% të pagës dhe 700 orë punë të detyruar në vit.
Propozimi i Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi në Komisionin e Sigurisë prek punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
Ky pension paraprak, sipas draft ligjit të diskutuar në Komisionin e Sigurisë, përfitohet me kërkesë të punonjësit ose të titullarit të institucionit përkatës.

