Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka humbur jetën sot pasi u qëllua me armë zjarri aksidentalisht nga djali i tij 7 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën në rrugën “Shyqyri Brari”, në Tiranë rreth orës 13:25, njofton policia.
I mituri ka marrë armën e shërbimit të babait të tij teksa ky i fudit ishte i shpërqendruar nën shoqërinë e miqve të tij, raporton “Balkanweb”.
Viktima ka qenë në një bilardo në këtë zonë duke luajtur me miqtë e tij kur djali ka marrë armën nga çanta e të atit dhe ka qëlluar, njofton “ABC News“.
Nga e shtëna ka mbetur i plagosur efektivi i FNSH-së i cili më pas ka ndërruar jetë.