
Një polic u arrestua të mërkurën, pas urdhrit të lëshuar nga Drejtoria e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave Shkodër-Lezhë, pasi dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes.
Shtetasin N.GJ., 53 vjeç, punonjës patrulle në Komisariatin e Policisë Kurbin u arrestua pas kallzimit nga ana e bashkëshortes dhe djalit të tij.
SHÇBA njoftoi se masa u mor pas administrimit të raportit mjeko-ligjor dhe kryerjes së verifikimeve të rastit.
Provat i kanë kaluar Prokurorisë së Kurbinit, ndërkohë që SHÇBA ka kërkuar urdhër mbrojtje për dy familjarët e policit.