Polici që dhunoi të miturin se theu karantinën dënohet me 4 muaj punë në komunitet

Nga Exit News
Polici që dhunoi të miturin se theu karantinën dënohet me 4 muaj punë në komunitet

Polici që dhunoi një të mitur një vit më parë për thyerjen e karantinës, është dënuar me 4 muaj burg të cilat i janë konvertuar në 4 muaj punë në komunitet.

Lajmi bëhet i ditur nga burime për Report TV.

Nëna e të miturit ka paralajmëruar ankim të vendimit të Shkallës së Parë pasi nuk ishte dakord me konvertimin e dënimit me burg në punë në interes publik.

Më 15 maj 2020, policët ndaluan në zonën e Liqenit në Tiranë një të ri me biçikletë pasi po qarkullonte në orarin e ndaluar. Në momentin e shoqërimit, policët dhe i riu debatuan dhe kjo bëri që një nga policët, Glen Ndreu, të ushtrojë dhunë.

Pamjet u filmuan nga qytetarët dhe u shpërndanë në rrjete sociale duke ngjallur reagime kundër dhunës ndaj të miturit.

Ngjarja u rëndua edhe më shumë kur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, justifikoi veprimin e policit, duke nxjerrë në Komisionin e Sigurisë pamje me armë në dorë të nënës së të miturit. Sipas tij kjo tregonte që djali vinte nga një familje me një nënë me moral të ulët.

Në fakt, pamjet e nxjerra nga Veliu ishin nga një shesh xhirimi ku nëna e 15-vjeçarit kishte një rol. Ajo paditi drejtorin e policisë për prishje imazhi por e tërhoqi më vonë padinë pasi një takimi me Veliun ku ky i fundit i kërkoi ndjesë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>