Policia 45 mijë euro gjoba lokaleve që organizuan dasma

Nga Exit News
Policia 45 mijë euro gjoba lokaleve që organizuan dasma

Pesë lokale janë gjobitur me nga rreth 9 mijë euro secili, si dhe një menaxhere është vënë nën hetim, për shkelje të aktit normative të qeverisë që ndalon ceremonitë festive për shkak të pandemisë.

Policia e Shkodrës ka gjobitur me rreth 9 mijë euro një lokal pasi kishte organizuar një dasëm në ambiente të mbyllura.

Po ashtu, policia ka vënë nën hetim menaxheren e lokalit pasi ka tentuar tu mbyllë derën policëve kur i ka parë ata duke ardhur.

Ajo akuzohet për ‘kundërshtim të punonjësit të policisë’ dhe ‘mosbindje ndaj urdhërit të policit’.

Po ashtu janë gjobitur dhe 4 lokale në Korçë e Pogradec, pasi kishin organizuar ceremoni festive.

Qeveria ka ndaluar organizimin e dasmave dhe të grumbullimeve të qytetarëve në restorante dhe bare, si masë kundër përhapjes së Covid-19. Kush e shkel këtë rregull gjobitet me 9 000 euro deri në mbylljen e aktivitetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>