Policia e Tiranës dhe e Krujës, dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) kanë nisur një operacion për asgjësimin e rrënjëve kanabis, të martën, në mëngjes, në Nikël. Operacionit anti-kanabis nisi javën e kaluar.
Shqipëria është një nga 6 vendet kryesore të furnizimit të BE-së me rrëshirën e kanabisit, në botë.
Sipas Raportit Botëror të Drogës së Kombeve të Bashkuara për vitin 2020 përpara, Shqipërisë renditen vendet si Irani, Libani, Pakistani, Afganistani dhe Maroku.
Gjithashtu, sipas raportit të Antimafies Italiane, për vitin 2019, Shqipëria renditet e para në Europë për prodhimin e marijuanës.