Policia arreston 12 persona për prodhimin e dokumentave fallso të identifikimit

Nga Exit News
Policia arreston 12 persona për prodhimin e dokumentave fallso të identifikimit

Policia e Tiranë ka arrestuar sot 6 persona të akuzuar për falsifikim pasaportash e kartash identiteti për në vendet europiane.

Më herët policia kishte arrestuar dhe gjashtë persona të tjerë.

Gjatë operacionit, policia ka zbuluar laboratorin ku grupi përgatiste pasaporta, karta identiteti dhe viza fallco, për të dërguar njerëz jashtë shtetit. Sipas mediave, ata i merrnin qytetarëve 1 deri në 5 mijë euro për dokumentet fallco që do t’i lejonin ata të jetonin e punonin jashtë vendit apo të ndërronin identitet.

Të arrestuarit e sotëm janë:

  • Agron Hoxha;
  • Myslym Hysko e Enzo Hysko, babë e bir;
  • Henri Kurti;
  • Valbona Babeni.

Ndërsa më parë policia kishte arrestuar:

  • Artor Tahiri;
  • Ermir Staka;
  • Thanas Dodhri;
  • Pajtim Baruti;
  • Vesel Serjani;
  • Edmond Rexha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>