
Policia e Tiranës arrestoi 4 personat e dyshuar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima, javën e kaluar, në zonën e ish-Bllokut. Sipas njoftimit të policisë, të mërkurën, personat e arrestuar janë:
Grid Leno, 45 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më par me 6 vite burgim per vjedhje me armë në shtetin Gjerman.
Albin Hoxha, 35 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par për plagosje me armë.
Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur të identifikohen dhe të ndalohen dy bashkëpunëtorët në këtë ngjarje,shtetasit:
Maringlen Matohiti, 30 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë.
Enea Hoxha 26 vjeç, lindur në Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më par me 4 vite e 9 muaj per “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike”.