Në tre qytete të vendit, Pogradec, Tiranë dhe Fier u arrestuan të dielën 9 persona. Sipas njoftimeve të policisë:
— Policia e Pogradecit ka arrestuar të dielën 4 persona për trafik të paligjshëm të 6 emigrantëve, në këmbim të pagesës. Personat e arrestuar janë L. S., 50 vjeç; R. H., 22 vjeç; A. K., 49 vjeç, banues në Elbasan dhe S. Gj., 35 vjeç, banues në Librazhd.
— Policia e Fierit arrestoi Fatmir Hoxhaj, 52 vjeç, të dyshuarin e vrasjes së A.T i cili u vra para një muaj në sy të bashkëshortes.
— Policia e Tiranës ka arrestuar një 59-vjeçar për kundërshtim të vendosjës së gjobës nga Policia.
— Policia e Durrësit arrestoi tri persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur.