Policia arreston banorët e Astirit

Policia arreston banorët e Astirit

Në orët e pasdites, katër banorë të zonës së Astirit u shoqëruan nga policia në Komisaratin nr. 6. Ata akuzohen për “tubim të paligjshëm”. Qytetarët janë mbajtur në rajon deri pas mesnate dhe më pas janë liruar.

Ndërkohë në mëngjesin sotëm u shoqërua edhe  një qytetar tjetër në komisariat, sërish në lidhje me protestën e ndodhur dje para Bashkisë. Banorët u përplasën me policinë, pasi kërkuan  të takohen me kryebashkiakun Veliaj.

Protesta e banorëve të Astirit dje u përshkallëzua teksa banorët bllokuan rrugën dhei vunë flakën disa gomave. Të vendosur për të mos e pushuar protestën, banorët thanë se nëse Kryebashkiaku Veliaj nuk pranon të nevogiojë me to, ata mund ta përshkallëzojnë edhe më tej protestën. Në mbështetje të banorëe, në protestë shkoi dhe deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e cila deklaroi se po bën bashkia dhe qeveria ndaj banorëve të Astirit është e pligjshme dhe nuk e lejon as kushtetuta dhe as konventat ndërkombëtare.

Duke iu përgjigjur ofendimeve të Kryebashkiakut Veliaj se qytetarët e tiranës janë “shpellarë”, zonja Vokshi u shpreh se i vetmi që duhet të largohet nga detyra pasi nuk përfaqëson qytetarët, është Erion Veliaj:

“Erion Veliaj është i vetmi shpellar, është i vetmi që nuk i ka rrënjët e origjinës në Tiranë. Ishte i trembur dhe ndaj u fut në shpellën e tij dhe foli me gjuhën e përçartur. Ai dëshmoi se nuk është kryebashkik i të gjithë qytetarëve. Ai është kryebashkiak i oligarkëve.”

Qindra banorë, mes tyre dhe fëmijë tashmë prej 2 javësh, kanë dalë në rrugë në mbrojtje të pronave të tyre, duke kërkuar një zgjidhje për situatën e krijuar dhe për prishjen e padrejtë të banesave për t’i hapur rrugë zhvillimit të projektit të Unazës së Madhe. Ata e kanë  cilësuar të padrejtë vendimin e qeverisë dhe deklaruan se nuk do ta lejojnë shembjen e banesave pa marrë dëmshpërblimin që u takon pronarëve të objekteve të cilat janë në proces legalizimi.

Deri më tani Kryebashkiakut Veliaj nuk ka pranuar të takojë qytetarët pavarësisht protestave që kanë gati 2 javë që po vazhdojnë dhe peticionit të tyre. Ai dje deklaroi se projekti do të vazhdojë.

Gjithashtu edhe  Kryeminstri Rama i ftuar ne Report TV, mbrëmë në darkë,  theksoi se projekti do të realizohet, pavarësisht protesët së banorëve .

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>