Policia arrestoi një administrator të një kompanie private, pasi kishte hedhur sasi të konsiderueshme mbetjesh ushqimore në një lagje të Durrësit, duke ndotur ajrin.
Situata e hedhjes së mbeturinave në Durrës u kthye në një shqetësim për banorët, pas mbylljes së vend-grumbullimit të mbeturinave në Porto Romano. Për shkak të kostos së papërballueshme për t’i çuar mbeturinat në Sharrë, Bashkia Durrës vendosi t’i dërgonte në Manëz.
Prej disa ditësh banorët e Manzës janë ngritur për të protestuar mbi një vendim fantazmë, që e ka kthyer njësinë brenda natës në një pikë grumbullimi mbetjesh masive.