Policia në Moskë arrestoi të mërkurën Oleg Navalny, vëllain e kreut të opozitës në Rusi, Alexei Navalny, raporton Reuters.
Ai u ndalua gjatë bastisjeve që policia po bënte në një nga shtëpitë e Alexei Navalny.
Ky i fundit u arrestua sapo u kthye nga Gjermania dhe mbahet në burg i dënuar me 30 ditë për shkelje të limit me kusht.
Kundër këtij vendimi u ngritën mijëra njerëz të shtunën. Ata kërkuan lirimin e Navalny-t.
Putin tha të hënën se askush nuk duhet të përdorë protesta të paligjshme për të çuar përpara interesat e veta politikë.
Policia arrestoi më shumë se 3,700 njerëz dhe shpërndau me forcë turmat e prostestuesve.
Aleatët e Navalny planifikojnë të mbajnë tubime të tjera këtë të dielë.