Policia në Berlin, të shtunën e mbylli parakohe protestën kundër masave ndaluese të koronavirusit sepse protestuesit shkelën udhëzimet e urdhëruara nga gjykata për distancimin social, raporton e përditshmja gjermane Die Welt.
Rreth 18,000 protestues u mblodhën në Berli, të shtunën në mëngjes, një ditë pasi një gjykatë nuk pranoi kërkesen e policisë për ndalimin e protestës. Protesta u organizuan nga lëvizja me qendër në Stuttgart Querdenken 711, e cila ka më shumë se 16,000 ndjekës në Facebook.
Zyrtarët e policisë thanë në Twitter se ata nuk kishin “mundësi tjetër” përveç ndalimit të protestës. “Ne kemi afruar drejtuesin e protestes dhe i kemi informuar atë se ajo do të shpërndahet nga policia”, njoftoi policia në Twitter.
Të premten, një gjykatë rajonale gjermane i dha dritën jeshile protestës masive në Berlin, duke vendosur kundër vendimit të bashkisë për ndalimin e protestave të tilla. Berlini kishte njoftuar ndalimin në fillim të javës, sipas Deutsche Welle, sepse protestuesit nuk kishin marrë masa të mjaftueshme paraprake sigurie në një protestë të mëparshme, këtë muaj.