Policia e Shtetit njofton masat për festat e fundvitit

Nga Exit News
Policia e Shtetit njofton masat për festat e fundvitit

Policia e shtetit njoftoi marrjen e disa masave për të shmangur shkeljen e rregullave kundër Covid-19 si dhe krimet e mundshme, gjatë festave të fundvitit.

Në një deklaratë për shtyp, Drejtori i Departamentit për Sigurinë në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka njoftoi se policia e shtetit do të marrë këto masa:

  1. Rritja e prezencës policore në të gjithë territorin, për faktin se në raste festash kemi rritje të numrit të qytetarëve të cilët kthehen pranë familjeve të tyre për të festuar festat e fundvitit
  2. Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal, sidomos e atyre personave që kthehen për të festuar festat, duke identifikuar dhe mbajtur në vëzhgim automjetet që përdorin apo ambienteve që frekuentojnë ata, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale
  3. Rritja e efikasitetit të shërbimeve të Policisë në njohjen e situatës operative kriminale, nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit efektiv të strukturave, me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit
  4. Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke shtuar prezencën policore në të gjitha akset rrugore nacionale, qytetase dhe ndërqytetëse
  5. Krijimi i lehtësirave ligjore në pikat e kalimit të kontrollit kufitar në rast se do ketë fluks në hyrje dhe aplikimin e kontrolleve të lehtësuara kufitare
  6. Shtimin e kontrollit të automjeteve në bazë të analizave të riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme
  7. Shtimi i kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligjzbatuese

Loka i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat e reja kundër Covid-19 të shmangin përdorimin e fishekzjarrëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>