Kush gënjen për kapjen e kokainës, Policia e Shtetit apo Fatmir Xhafaj?

Kush gënjen për kapjen e kokainës, Policia e Shtetit apo Fatmir Xhafaj?

Ministri i Brendshëm Xhafaj, sot në mesditë përmes një postim në Twitter e komentoi aksionin e kapjes së 600 kilogramëve kokainë në Maminas, si sukses të punës së autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me partnerët e huaj. Postimi i tij në Twitter ishte reagimi i parë zyrtar publik mbi kapjen e drogës:

Por pohimi i ministrit u kundërshtua pak orë më vonë nga një deklaratë e Policisë së Shtetit. Pas një pohimi të kryetarit të opozitës Lulzim Basha se droga u kap nën presionin e të shërbimeve të huaja, Policia e Shtetit lëshoi një deklaratë ku i quante pohimet e Bashës sulm ndaj policisë dhe shprehej se  soperacioni i kapjes së drogës është kryer vetëm nga autoritetet vendase:

“Ky operacion është një sukses i padiskutueshëm i agjencive ligjzbatuese shqiptare, që është finalizuar falë bashkëpunimit intensiv me Hetimin Doganor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.  Në këtë rast, i gjithë operacioni nga fillimi në fund është kryer pa asnjë përfshirje të partnerëve tanë ndërkombëtarë.”.

E vështirë që Xhafaj të ketë qenë kaq i painformuar, aq më tepër që policia pretendon se kamioni i dorgës është mbajtur nën mbikqyrje disa ditë nga policia. Sot, në portin e Durrësit, policia kapi rreth 600 kilogramë kokainë të fshehur në një ngarkesë me banane të porositura në Kolombi nga firma shqiptare “Arbi Garden”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>