15 829 gjoba administrative dhe ndjekje penale janë kryer nga Policia e Tiranës gjatë muajit maj. Policia gjithashtu ka sekuestruar 76 makina me targa të huaja dhe 2 makina sepse janë të vjedhura. Sipas njoftimit të policisë, të henën, në Facebook:
Janë proceduar penalisht 145 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 95 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 50 për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
Janë pezulluar 713 leje drejtimi, nga të cilat 416 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 151 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 146 për shkelje të tjera;
Janë proceduar administrativisht 1700 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse;
Janë proceduar administrativisht 1650 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
Janë proceduar administrativisht 165 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi në qendrat e banuara;
Janë proceduar administrativisht 325 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre;
Janë proceduar administrativisht 760 drejtues mjetesh dhe pasagjerë, për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç;
Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 76 automjete me targa regjistrimi të shteteve të huaja apo me targa për qarkullim prove;
Janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy automjete të dyshuara si të vjedhura jashtë vendit;
Gjithashtu janë vendosur edhe 5673 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.