Policia gjen 20 mijë paund në valixhen e një udhëtari nga Anglia

Nga Exit News
Policia gjen 20 mijë paund në valixhen e një udhëtari nga Anglia

Policia doganore e Rinasit ka gjetur 20 mijë paund të padeklaruara në valixhen e një udhëtari nga Anglia.

Policia ka nisur hetimet ndaj B.M.-së për akuzën ‘mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë’.

Ligji për doganën parashikon se nëse personat që hyjnë në kufirin shqiptar kanë një shumë më të lartë se 10 mijë euro me vete, ose ekuivalentin në monedha të tjera, ata duhet ta deklarojnë atë, bashkë me burimin e të ardhurave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>