Policia doganore e Rinasit ka gjetur 42 mijë paund të padeklaruara në valixhen e dy udhëtari nga Anglia.
Dy të rinjve i janë gjetur 10 mijë dhe 31,850 paund të padeklaruara.
Policia ka nisur hetimet për akuzën ‘mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë’.
Ligji për doganën parashikon se nëse personat që hyjnë në kufirin shqiptar kanë një shumë më të lartë se 10 mijë euro me vete, ose ekuivalentin në monedha të tjera, ata duhet ta deklarojnë atë, bashkë me burimin e të ardhurave.