Policia doganore e Rinasit ka gjetur 42 mijë paund të padeklaruara në valixhen e një udhëtari nga Anglia.
Ai kishte udhëtuar nga aeroporti i Lutonit drejt aeroportit të Rinasit.
Policia ka nisur hetimet ndaj B.K.-së për akuzën ‘mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë’.
Ligji për doganën parashikon se nëse personat që hyjnë në kufirin shqiptar kanë një shumë më të lartë se 10 mijë euro me vete, ose ekuivalentin në monedha të tjera, ata duhet ta deklarojnë atë, bashkë me burimin e të ardhurave.