Policia ka gjetur trupat e pajetë të dy kushurinjve, Vilson Çutaj dhe Klement Pepajt, të cilët dyshohen se janë vrarë nga kushuriri tjetër Daniel Pepaj.
Trupat e tyre u gjetën në zonën malore të Vrithit, në Malësi të Madhe. Sipas plagëve, ata janë vrarë me armë zjarri.
Ndërkohë policia po vazhdon kërkimet për Daniel Pepajn, i cili dyshohet se është larguar drejt Malit të Zi.
Policia po monitoron me dron nga ajri të gjitha zonat ku mund të jetë duke lëvizur Danjel Pepaj.
Dyshohet se konflikti mes palëve mund të ketë nisur për pazare droge.
Ndërkohë babai i të arratisurit, Rrok Pepaj është ngujuar në shtëpinë e tij, pasi familja e dy vëllezërve Çutaj i ka vendosur një ultimatum për të treguar çfarë ka ndodhur dhe mbi fatin e trupave të djemve. Fillimisht të dyja familjet kanë dalur për të kërkuar për trupat e viktimave bashkë, por pasi nuk kanë gjetur asgjë, Rrok Pepaj ka vendosur të ngujohet.