Policia gjermane tha të premten se po kontrollonte disa qytete në Gjermani në lidhje me 4 persona të dyshuar se kanë lidhje me personin që kreu sulmin terrorist në Vjenë, të hënën.
Policia e Vjenës vrau një 20-vjeçar me dy nënshtetësi, austriake dhe të Maqedonisë së Veriut, i dënuar më parë për anëtarësim në shtetin islamik në Siri.
Policia Gjermane tha në Twitter se ata po kryenin kontrolle në banesa dhe në biznese në qytetin e Osnabrueck, Kassel dhe në rajonin e Pinnebergut pranë Hamburgut.
Këto operacione nisën pasi policia austriake i dërgoi informacion prokurorisë gjermane në lidhje me personat e përfshirë në organizimin e sulmit.
Gjithashtu edhe Zvicra ka arrestuar dy burra të lidhur me sulmin në Austri.
Deri më tani janë arrestuar 115 persona në Austri të lidhur me sulmin terrorist, njoftoi ministri i brendshëm austriak.