Policia ka vijuar me gjobitjen e qytetarëve që nuk mbajnë maska, të cilët thonë se janë më të ndërgjegjësuar dhe e shkelin më pak këtë rregull të vendosur nga qeveria prej datës 15 tetor.
Gjatë 24 orëve të fundit policia ka gjobitur 701 qytetarë me vlerën 3,000 lekë.
Disa qytetarë kanë tentuar t’i shmangen policisë duke mos dhënë gjeneralitetet e tyre. Këta të fundit janë shoqëruar në polici ku janë gjobitur për mos mbajtjen e maskës dhe më pas janë lënë të lirë, sipas njoftimit të policisë.