8 lokale janë gjobitur gjatë ditës së sotme për shkak të mbajtjes së muzikës së lartë pas orës 20:00.
Lajmin e bëri të ditur policia e shtetit.
Sipas njoftimit, janë gjobitur me 1 milionë lekë 4 lokale në Lezhë, 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës.
Policia i bën thirrje të gjithë lokaleve të respektojnë rregullat e Covid-19.